Werner tek Interi? Rangnick i jep një sinjal bomberit gjerman

schedule21:00 - 11 Maj, 2020

schedule 21:00 - 11 Maj, 2020

Në ditët e fundit janë shtuar zërat e merkatos se sulmuesi i RB Leipizg, Timo Werner, mund të transferohet tek Interi. Për këtë ka reaguar pikërisht dhe ish-trajneri i bomberit, Ralf Rangnick, i cili ka qenë në qendër të merkatos për një kalim te Milani.

“Në fund do të jetë Timo ai që do të vendosë se çfarë do të bëjë. Këtu në Leipzig ai e di se deri ku mund të shkojë. Madje ai mund të luajë sërish në Champions League sezonin e ardhshëm”, deklaron Rangnick.

”Pyetja është se ku ai duhet të transferohet? Timo është një lojtar që ka nevojë për besim, si ka nevojë për një trajner që ta motivojë atë”, mbyll tekniku. 24-vjeçari numëron 36 takime në të gjitha kompeticonet këtë sezon, ku ka shënuar 27 gola dhe ka dhuruar 12 asiste për shokët e skuadrës. /abcnews.al