Çifti pi birrën që prodhoi në shtëpi, humbin jetën gjatë izolimit

schedule15:43 - 11 Maj, 2020

schedule 15:43 - 11 Maj, 2020

Burrë e grua kanë humbur jetën pasi pinë birrë të prodhuar në kushte shtëpie. Toni Hilliar, 54 vjeç, dhe Alida Fouche, 42 vjeç, i kishin mbaruar nga furnizimet e tyre të alkoolit kur vendosën të bënin birrën vetë në shtëpi në Port Nolloth në Afrikën e Jugut, gjatë ditëve të izolimit.

Gjatë emergjencës qeveria kishte ndaluar shitjen e alkoolit dhe duhanit, për të shmangur përdorimin e papërgjegjshëm gjatë qëndrimit në shtëpi.

Agjenti imobiliar Tony Hilliar dhe partnerja e tij Alida Fouche, duke qenë të pasionuar pas birrës, vendosën që ta prodhojnë vetë dhe më tej ta konsumojnë atë.

Por gjërat nuk kanë shkuar mirë. Pasi pinë birrën çifti është ndjerë keq. Tony kërkoi ndihmë, por kur shërbimet e urgjencës shkuan në shtëpi, ai ishte në gjendje të rëndë, ndërsa gruaja e tij Aida kishte vdekur.

54-vjeçari u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën të bënin asgjë dhe humbi jetën këtë të shtunë, pas disa ditësh në gjendje kome. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!