Juventusi kreu dy goditje fantastike me parametra zero verën e kaluar dhe përforcoi mesin e fushës me Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot. Paolo Di Canio është një emër i njohur për tifozët italianë dhe ata anglezë. Ai është unik dhe gjithmonë origjinal.
51-vjeçari ka luajtur me klube si Lazio, Juventus, Milan, Napoli, Celtic dhe West Ham, sa për të përmendur më të rëndësishmet. Ish-sulmuesi vlerëson shumë uellsianin në një analizë për Sky Sport, teksa habitet nga stili i Rabiot.
“Ramsey ka zgjidhur shumë probleme në mesfushën e Juventusit. Ai nuk është një fenomen, por ia del të prishë skemat e kundërshtarëve. Aaron shënon gola, dhuron asiste dhe organizon lojën. Juventusi filloi të krijonte raste kur Lyonit në momentin që ai u fut në fushë. Ramsey ia del të prishë ekuilibrat.
Juventusi ka qenë një skuadër me një lojë të parashikueshme dhe pa pikë fantazie. Rabiot? Ai i pason vetëm atij që ka anash dhe shokëve që ka pas. Ka luajtur 23 ndeshje dhe nuk ka gjuajtur kurrë në portë. Si nuk gjuajti njëherë nga mesi i fushës për fiksim, të paktën për ta provuar”, deklaron Di Canio. /abcnews.al