Ka përfuduar mbledhja online e Këshillit Politik pë Reformën Zgjedhore, e para kjo pas dy muajsh që nga shpërthimi i Pandemisë në vend.
Në një deklaratë për mediat, Rudina Hajdari tha se i shtyu sërish palët që të bien dakord për ndryshimin e sistemit. Hajdari u shpreh optimiste se beson se do arrijnë një konsensus.
“Do fillojmë punën aty ku e lamë. Do bëjmë një rifreskim të çështjeve. Ky Këshill Politik ka për bazë që të gjejë një produkt konsensualë. Edhe nga opozita parlamentare që vijon të këmbëngulë për ndryshimin sistemit është një gjë që duhet parë me hollësi.
Unë i shtyva palët që ndryshimi i sistemit është diçka që duhet rënë dakord. Për mua nëse jemi në këtë derexhe që është sot, burimi i problemit është ndryshimi i sistemit. Duhet ti përgjigjemi vullnetit të shqiptarëve. Kanë filluar që të refketojnë dhe kam besim se do gjejmë një konsensus.
I bie të kemi edhe 5 takime brenda majit, besoj se do arrijmë të kemi konsensusin e duhur. Unë nuk vë data, ajo që ka rëndësi për mua është produkti”, tha ajo. /abcnews.al

