Ndahet nga jeta në ditën e lindjes ish-kreu i Akademisë së Shkencave

schedule10:46 - 11 Maj, 2020

schedule 10:46 - 11 Maj, 2020

Shuhet në moshën 72-vjeçare ish-kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, peshëngritësi Gudar Beqiraj. Beqiraj është ndarë nga jeta pikërisht në ditën kur do të festonte përvjetorin e tij të lindjes.

Mësohet se zemra e tij ka pushuar rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm për shkak se vuante nga problemet me zemrën. Ceremonia mortore për përcjelljen e tij në banesën e fundit do të zhvillohet në orën 11:00 të paradites së nesërme.

Beqiraj ishte një emër i njohur i jetes akademike dhe publike në vendin tonë. Ai ka qenë pjesë e shumë garave të sportit të peshëngritjes. Ai ka punuar si pedagog i matematikës dhe informatikës në Universitetin e Tiranës.

Beqiraj mbajti një sërë postesh të rëndësishme si Dekan i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, Anëtar i KQZ, anëtar i akademisë së Shkencave dhe më pas zv.Kryetar dhe Kryetar i Akademisë së Shkencave.

Ai ka qënë edhe një sportist i njohur në peshëngritje e më pas arbitër kombëtar dhe ndërkombëtar po në këtë sport.

Gudar Beqiraj ka drejtuar Federatën Shqiptare të Peshengritjes, si dhe ka qenë Zv.President i Komitetit Olimpik Shqiptar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!