Zlatan Ibrahimovic u rikthye në Suedi në datë 12 mars dhe vendosi të kalonte periudhën e nxehtë të koronavirusit në vendlindje, aty ku nuk u detyrua karantina. Sulmuesi përfitoi të mbante trupin në formë dhe u stërvit me Hammarby, klub në të cilin është bashkëpronar.
38-vjeçari do të kthehet nesër në Milano dhe do të nisë një periudhë karantine prej dy javësh. Ibra do të stërvitet në shtëpi gjatë kësaj kohe dhe do të ndiqet në lidhje direkte nga stafi teknik i kuqezinjve. Dëmtimi i Luka Jovic, objektivit të madh të Milanit për repartin e sulmit, mund të ndikojë që drejtuesit të rinovojnë me Ibrahimovic.
Sportmediaset raporton se klubi italian nuk e ka problem t’i ketë në dispozicion të dy lojtarët me origjinë sllave. Ivan Gazidis do të tentojë të bindë Ibrën për rinovimin, duke i premtuar që do të jetë ai titullari deri në momentin e rikuperikit të Jovic, gjithmonë nëse ky i fundit zbarkon në Itali. /abcnews.al