Ministria e Kulturës ka shpallur sot monument kulture shtëpinë e arkitektit, Maks Velo. Në një reagim, bëhet me dije se ky vendim është marrë në respekt të kuntributit që Velo ka dhënë përmes artit, dëshmisë dhe mendimit të lirë.
Piktori i njohur Maks Velo u nda nga jeta më 7 maj 2020.
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vendosi të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e intelektualit, piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo, në Rrugën “Hoxha Tahsin”.
Njoftimi:
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti firmos shpalljen “MonumentKulture”, të banesës së Maks Velos
Banesa e artistit, Maks Velo merret në mbrojtje nga shteti dhe shpallet “pasuri kulturore”.
Në respekt të figurës dhe kontributit të dhënë përmes artit, profesionalizmit, dëshmisë dhe mendimit të lirë, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vedosi të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo, në Rrugën “Hoxha Tahsin”.
Në bashkëpunim edhe me pronarët e banesës, të cilët duhet të resktojnë të drejtat dhe detyrimet, që përcakton Ligji nr.27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, i hapet udhë muzealizimit tështëpisë së Maks Velos, që garanton ruajtjen të pacenuar të trashëgimisë intelektuale dhe artistike e tij.
Tanimë, janë institucionet përkatëse të trashëgimisë kulturore, nën varësinë e Ministrisë së Kulturës, që do të kujdesen dhe do të përcaktojnë masat që duhen marrë, përvëniennëmbrojtjetëkëtijobjekti.
Maks Velo u ndangajetanëdatën 7maj 2020, nëmoshën 85-vjeçare.
I nderuar me titullin “Mjeshtër në Arkitekturë”, Maks Velo ka projektuar disa objekte jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet të tjera të vendit; është autori i një numri të madh pikturash, të ekspozuara në Shqipëri e jashtë vendit. Përmes një serie veprash letrare, memuaristike e dokumentare ai ështënjë dëshmitar i dorës së parë, i një periudhe të errët të historisë së vendit tonë, si një i mbijetuar i burgjeve të komunizmit.