Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka reaguar për ndërhyrjen e policisë dhe shoqërimin e aktivistëve të shoqërisë civile, të cilët ditën e sotme organizuan një protestë. Protesta u mbajt në “Sheshin Skënderbej”. Ai thotë se ndalimi i tyre është paligjshëm dhe se duhet të lirohen sa më parë.
Por pak pas nisjes pati një përplasje të policisë më aktivistët, ndërsa disa prej tyre u shoqëruan në polici. Bardhi shprehet se ky veprim i Policisë së Shtetit është i patolerueshëm dhe se dhuna ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme.
Statusi:
Sjellja kriminale e Edi Ramës ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Ditën e Europës është e papranueshme. Dhunimi dhe shoqërimi i paligjshëm i grave dhe vajzave është i paimagjinueshëm në një shtet të së drejtës. Policia e Shtetit nuk mund të urdhërohet të veprojë kurrë si një bandë kriminale.
Pamjet në Sheshin Skënderbej janë pasqyrë e regjimit që ka ndërtuar Edi Rama në vitin 2020. Sot u bë edhe më e qartë arsyeja se përse Edi Rama kërkon mbylljen e qytetarëve në shtëpi. Qytetarëve që i është mohuar e drejta e mbështetjes ekonomike nga Qeveria në kohë epidemia, po tentohet ti mohohen edhe të drejtat minimale për të protestuar. Kjo është e papranueshme!
Të gjithë aktivistët e shoqërisë civile të shoqëruar padrejtësisht dhe në kundërshtim me ligjin në polici, duhet të lirohen menjëherë.
E drejta e protestës paqësore është themeli i demokracisë dhe askush nuk mund të pengohet në ushtrimin e kësaj të drejte. Nëse në Ditën e Europës qytetarëve i mohohet e drejta për të protestuar paqësisht, e ardhmja europiane e Shqipërisë do të jetë shumë e largët. Procesi i Integrimit Europian mbi të gjitha nënkupton përqafimin e vlerave europiane në sjelljen e institucioneve dhe mbi të gjitha në qeverisje.
https://www.facebook.com/gazment.bardhi/posts/10222474285755625