Ndoshta kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalimin e lëvizjes për pensionistët por edhe për djemtë dhe vajzat mbi 14 vjeç.
Në qytetin e Shkodrës pensionistët shijuan orarin e liridaljes. Dikush bëri pazaret e ditës, dikush tjetër shpejtoi në farmaci apo gjetkë.
Disa prej tyre u shprehën për mikrofonin e ABC News se ndoshta fasha orare për liridaljen e pensionistëve duhet të zgjerohet më tepër.
Pyetje: Kjo dalje deri në orën 9.30 si ju duket?
Pensionisti: Me kenë të paktën deri në orën 11-12…
Pyetje: Si e kaloni kohën në shtëpi?
Pensionisti: Tu lujt me letra nshpi, tu i bo me hile grus..
Ndërkohë një pensionist tjetër tregon se si po e kalon kohën e izolimit në shtëpi.
Pyetje: A po shkoni në shtëpi? Po vraponi të shkoni në shtëpi?
Pensionisti: Jo, dikund tjetër….
Pyetje: A keni bo shamatë me grun nshpi?
Pensionisti: Mos e fol at fjalë mo burr, pleqtë duhen ,ma tepër, si me bo shamatë…
Orari i lëvizjes ditën e sotme për pensionistët ishte deri në orën 09.30 duke i lënë vendim më pas për liridaljen prindërve me fëmijë deri në moshën 14 vjeç./abcnews.al