TK i kalon Bashkisë, Kryemadhi: Akt skandaloz dhe i turpshëm!

schedule23:42 - 8 Maj, 2020

schedule 23:42 - 8 Maj, 2020

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar për vendimin e qeverisë, ku Teatri Kombëtar i kalon bashkisë së Tiranës, me qëllin rindërtimin.

Kryemadhi e ka cilësuar këtë si akt skandaloz dhe të turpshëm të qeverisë. Sipas Kryemadhit, Rama po përdor mashën e tij, Erion Velinë për të nxjerrë nga zjarri “gështenjat” që vlejnë 200 milion euro!

LEXO EDHE: Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Po synohet shembja përmes Këshillit Bashkiak

Reagimi i Monika Kryemadhit:

Ditën e Europës, ditën e vlerave, ditën e civilizimit dhe të ngadhënjimit mbi të keqen shkatërrimtare, qeveria e oligarkëve bëri aktin e radhës të grabitjes së tokës së Teatrit Kombëtar duke ia kaluar Bashkisë së Tiranës. Ky veprim i qeverisë së PPP-ve është një akt skandaloz dhe i turpshëm!

Edi Rama po përdor mashën e tij, Erion Velinë për të nxjerrë nga zjarri “gështenjat” që vlejnë 200 milion euro!

Asnjë manovër ligjore nuk mund ta zhbëjë këtë vepër kriminale, autorët e së cilës do të përballen jo vetëm me qytetarinë e Tiranës dhe Shqipërisë, por edhe do t’i çojmë përpara drejtësisë!

Vlerat historike, qytetare dhe kombëtare do të triumfojnë përballë babëzisë së Rilindjes!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!