Pas botimit në Fletoren Zyrtare të Vendimit të Këshillit të Ministrave ku thuhet se trualli i Teatrit Kombëtar kalon në pronësi të Bashkisë Tiranë, ka kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Kryedemokrati përmes një postimi në Twitter, shprehet se në kohën kur të gjithë shqiptarët po presin zgjidhje për të dalë nga kriza që i ka pllakosur, kryeministri Rama gjen kohën për ti grabitur ato.
“Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka pllakosur, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias është akt lufte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës”, shkruan Basha.
Më herët ka reaguar edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e cila ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka miratuar një VKM kriminale që i kalon truallin Bashkisë së Tiranës duke i hapur rrugë shembjes së tij, duke përjashtuar rehabilitimin si opsion. /abcnews.al