Cristiano Ronaldo e nisi karrierën e tij si një anësor i majtë ofensiv dhe gradualisht u kthye në një goleador të frikshëm dhe qendërsulmues. Portugezi ishte vetëm 18 vjeç kur kaloi te Manchester United. Në Angli u përmirësua shumë, u rrit si lojtar e njeri, dhe fitoi trofe të ndryshëm.
Një meritë të madhe për transforminin e tij në një “makineri” të frikshme golash pati Ëalter Smith. Ish-ndihmësi i Alex Ferguon bëri një modifikim në stërvitje, episode që zbulohet për Lockdown Tactics, nga Darren Fletcher, ish-shok skuadre me CR7 te “Djajtë e Kuq”.
“Cristiano Ronaldo kishte potencialin për t’u bërë një fenomen, por kishte edhe defekte, e mbante shumë topin, ishte egoist dhe nuk ishte akoma në gjendje për të lexuar lojën në aspektin e vizionit. Smith vendosi të prezantojë një rregull të rinë ndeshjet stërvitore.
Gjithçka pranohej dhe nuk do të kishte më fishkëllima për faulla. Unë e dija që ishte një taktikë e aplikuar posaçërisht për Ronaldon. Para këtij rregulli, Ronaldo tentonte driblimin, kërkonte e gjente faullin, e më pas qeshte.
Tani nuk kishte më shanse për diçka të tillë. Ndeshjet stërvitore filluan të kenë shumë dyluftime një kundër një dhe shkelma pafund. Ronaldo filloi të pasonte, ta luante topin shpejt, të lëvizste dhe të ç’markohej. Filloi të shënonte shumë gola”, përfundon Fletcher. /abcnews.al