Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-deputetja e LSI kundër Lleshajt për ligjin në polici: Në moshën 55-vjeçare u bëre ministër

schedule18:33 - 8 Maj, 2020

schedule 18:33 - 8 Maj, 2020

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Silva Caka ka reaguar pas vendimit të njoftuar ditën e sotme nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj se policët mbi 55-vjeç do pushohen nga puna.

Caka thotë se Lleshaj është bërë ministër në moshën 55-vjeç dhe tashmë kërkon të hakmerret ndaj kolegëve të tij.

Ajo shprehet se në vendet e tjera të botës, kur polici arrin një moshë të caktuar atashohet pranë posteve administrative, të cilat nuk i mungojnë administratës tonë burokrate.

LEXO EDHE: Lleshaj njofton nxjerrjen nga puna të policëve mbi 55-vjeç

“Zotëria që në moshën 55 vjeçare u bë Ministër i Brendshëm, kërkon të hakmerret ndaj kolegëve të tij, të së njëjtës moshë!

Projektligji i ri për Policinë e Shtetit, synon të paragjykojë e të diskriminojë çdo efektiv policie, i cili ka mbushur moshën 55 vjeç, duke e larguar atë nga puna, pasi i ka dhuruar gjithë jetën atij profesioni. Dhe mbi të gjitha, t’a trajtojë atë me gjysmën e pagës neto!!!

Në shumë vende të botës, kur polici arrin një moshë të caktuar, për shkak të efektshmërisë që kërkon detyra, atashohet pranë posteve administrative, të cilat nuk i mungojnë administratës tonë burokrate. Vetëm këtu tek ne ndodh që mendja ”brilante” e Ministrit 57 vjeçar, kërkon t’i hedhë në kosh të plehrave 30 vite investim dhe mund!

Pavarësisht lodhjes që mund të shkaktojë profesioni, polici 55 vjeçar është ende i aftë për kryerje detyrash administrative e mbi të gjitha është kryefamiljar dhe paga e tij mund të jetë e vetmja e ardhur e familjes së tij.

Mos harro Ministër se mosha e pensionit është rritur dhe aq më tepër, në Shqipëri është tej mase e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të gjesh një vend pune në moshën 55 vjeçare.

Keni ngritur pafund struktura policore ku mund të punësoni militantët tuaj, pa qenë nevoja të nxirrni në rrugë të madhe punonjësit që i dedikuan jetën profesionit.

Paraardhësi juaj I quajti barkderra, ndërsa ju po guxoni t’iu ndërprisni karrierën dhe jetën në mes.

Jo të gjithë e kanë fatin, që nëpërmjet servilizmit e lëpirjes, të bëhen ministra në moshën 55 vjeçare”, shkruan Caka./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!