Numri i rasteve me koronavirus në Rusi ka kapërcyer atë në Francë dhe Gjermani për t’u bërë i pesti më i lartë në botë pas një rritjeje rekord në 24 orët e fundit.
Shifra zyrtare shkoi në 177.160 të infektuar pasi numri i rasteve të reja të koronavirusit u rrit me 11,231 në 24 orët e fundit.Kryetari i Bashkisë së Moskës tha se shifra e vërtetë është shumë më e lartë.
Më shumë se gjysma e të gjitha rasteve dhe vdekjeve në Rusi janë në Moskë, ku të enjten u raportuan shifra rekord prej 6.703 rastesh të reja, duke e çuar në total zyrtarin në 92.676.