Gjendet i vrarë në banesë miliarderi rus

schedule20:53 - 7 Maj, 2020

schedule 20:53 - 7 Maj, 2020

Miliarderi rus Dmitry Bosov është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij, në fshatin luksoz të Usovo në periferinë elitare të Moskës.

Bosov i cili është zotërues i një koorporate botërore të qymyrit u gjet nga e shoqja në palestrën e tij private, mbyllur me çelës. Dyshimet janë se miliarderi ka vrarë veten.

Bosov, 52 vjeç, u rendit në vendin e 86-të në listën e Forbes për miliarderët më të pasur rusë me një vlerë neto prej 1,1 miliardë dollarësh.

Ai ishte një aksioner kryesor dhe kryetar i bordit të Alltech Group, një firmë investimesh që administron qymyr dhe kompani të tjera të energjisë dhe pasurive të patundshme. /abcnews.al