Ruçi mesazh për ndarjen nga jeta të Maks Velos: Iku piktori i primitivizmit, modernizmit dhe tragjizmit të jetës

schedule18:49 - 7 Maj, 2020

schedule 18:49 - 7 Maj, 2020

Kryetari i  Kuvendit, Gramoz Ruçi,  ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të piktorit, arkitektit e shkrimtarit Maks Velo.

“Maks Velo, ishte artist, arkitekt, piktor, shkrimtar  dhe publicist i shquar. Arti i Maks Velos është përkthimi në pikturë i primitivizmit, modernizmit, pesimizmit dhe tragjizmit të jetës shoqërore. Ikja e tij është një humbje e madhe për kulturën shqiptare. Maks Velo ishte një pasionant i lirisë, mbrojtës i të  vërtetës dhe luftëtar i së drejtës. Maksi zhvilloi shumë beteja në jetë dhe të gjitha i fitoi me artin, erudicionin, pasionin, qëndresën dhe stoicizmin e tij. Ikja e tij është e vetmja, e para dhe e fundit betejë që Maksi humbi. Por Maks Velo jeton e do të jetojë në arkitekturën moderne shqiptare, në pikturat moderne, vibrante e melodioze që ai na la me trashëgiminë e tij”, është shprehur Ruçi.

Maks Velo u nda nga jeta ditën e sotme të moshën 84-vjeçare. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në QSUT pasi vuante nga anemia.

Velo ishte piktor, arkitekt, studiues dhe shkrimtar. Ai vuajti denimin në burgje gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është dedikuar dimensionit të lirisë në diktaturë. Gjatë viteve të fundit mori pjesë gjerësisht në debatet për menaxhimin e hapësirës publike përmes artikujve publicistikë dhe aktiviteteve të tjera. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!