Universiteti i Tiranës ka shkarkuar nga detyra kryetaren e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, Majlinda Ketën.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Keta është shkarkuar së bashku me 4 pedagogë që kanë shkaktuar probleme ne UT në kushtet e situatës së pandemisë. Katër pedagogët e tjerë të shkarkuar janë Benard Dosti, Orjona Muçollari, Ardian Doka dhe Eglantini Gishti.
Ndërkaq, Dosti mbante postin e zv. rektorit, Muçollari pedagoge te fakulteti i Drejtësisë, Doka te Histori-Filologji, Gishti te Gjuhët e Huaja, ndërsa Keta tek Shkencat Sociale.
Vendimi për shkarkimet vjen në prag të zgjedhjeve për rektor dhe anëtarë të senatit në universitete.
“Ka shkelur në mënyrë flagrante rregullorja për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akadamik të UT, duke përgatitur, formosur dhe dërguar me email edhe në formë shkresore dokumenta, të cilat janë në shkelje të rregullores së sipërcituar. Moszbatimi i shkresës së rektorit të UT për ndërprerjen e menjëhershme të veprimeve të paligjshme me pasoja për Universitetin”, thuhet ndër të tjera në vendim.
/abcnews.al