Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël e të Mesëm Albert Nasto këtë të mërkurë është takuar me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha ku është shprehur se biznesi për shkak të pandemisë është drejt degradimit.
Në deklaratën e tij për mediat ai është shprehur se paketat e qeverisë nuk e mbështesin dhe nuk kanë asnjë plan përkrahje për biznesin e vogël dhe të mesëm, sipas tij ato janë thjeshtë paketa sociale.
“Ne si shoqatë kemi qenë në ndjekje të kësaj situate të rëndë dhe po them se gjendja te biznesi i vogël dhe i mesëm nuk është e mirë po kalon drejt një degradimi total. Dy paketat e qeverisë nuk paguajnë as gjysmën e atyre bizneseve. Këto janë paketa të ndihmës sociale dhe vetëm 45 % e biznesit i kanë marrë këto paketa. Ne nuk mund ta zgjasim më shumë se një muaj jetëgjatësinë tone, por tashmë ka kaluar 60 ditë dhe ne nuk kemi asnjë plan nga qeveria.
Të gjithë këto paketa nuk ndihmojnë dhe po na degradon, ne nuk duam lëmoshë por atë që na takon. Në rast të fatkeqësisë natyrore thuhet se bashkia duhet të bëjë të mundur ndihmën për bizneset. Kafenetë dhe restorantët nuk duhet të harrojmë se po ju faturohet energjia si në 2019 sikur ishin në punë por kjo nuk është e drejtë. Kjo krizë nuk mund të kalohet me 260 apo 400 mijë lekë të vjetra por duhet të hidhen lekë dhje të ketë projekte ndihmëse sei vendet evropiane. Janë rreth 300 mijë të punësuar në biznesin e vogël”, është shprehur kreu i shoqatës së biznesit të Vogël. /abcnews.al