VIDEO/ Si kompania ajrore kontribuoi në përhapjen e koronavirusit

schedule04:36 - 6 Maj, 2020

schedule 04:36 - 6 Maj, 2020

BBC News Arabic” ka investiguar mënyrën se si linja ajrore më e madhe e Iranit, ‘Mahan Air’ vazhdoi punën edhe pse qeveria i kishte ndaluar fluturimet, duke kontribuar kështu në përhapjen e Covid-19 në Lindjen e Mesme.

BBC ka analizuar të dhënat, sipas të cilave, ‘Mahan Air’ zhvilloi qindra fluturime drejt dhe nga Irani, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Siria midis fundit të Janarit dhe fundit të Marsit.

Të gjitha këto vende i dhanë lejen ‘Mahan Air’ të ulte avionët në aeroportet e tyre. Dhe ato e bënë këtë kur ndalimet për fluturimet rutinore nga Irani ishin në fuqi. Mahan Air’ është akuzuar nga SHBA për lidhjet e saj me Gardën Revolucionare të fuqishme Iraniane.

Burimet brenda linjës ajrore i thanë BBC-së se dhjetëra persona të ekuipazhit të ‘Mahan Air’ po shfaqnin simptoma të Covid-19 dhe kur stafi u përpoq të ngrinte shqetësime në lidhje me menaxhimin e krizës nga kompania ajrore dhe sigurimin e pajisjeve të sigurisë, ata heshtën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!