Pandemia “godet” artizanët në Gjirokastër: Si po përshtaten ata me klientët vendas

schedule22:24 - 5 Maj, 2020

schedule 22:24 - 5 Maj, 2020

Sektori turistik është bllokuar nga situata e Pandemisë dhe një nga kategoritë e goditura janë mjeshtërit e punimeve tradicionale. Pazari historik i Gjirokastrës njihet në Shqipëri për tregëtimin e punimeve të dorës, por artizanët thonë se tani janë në mbijetesë.

Viktori një prej artizanëve që ushtron aktivitetin e tij në Gjirokastër thotë se tashmë po përshtatet me klientët vendas, dhe po mbyll porositë e lëna përgjysëm për hotelet.

Por ai shprehet se nëse kjo situatë e vështirë do të vazhdojë do krijohen akoma më shumë probleme.

“Kjo kohë nuk është vetëm për artizanët e vështirë por për të gjithë. Por për ne më shumë sepse kishim punë me turistët. Tani po bëjmë porositë për hotelet dhe restorantet.

Për këtë behar njerëzit janë të ndërgjegjshëm se nuk do ketë turizëm të jashtëm. Por nëse kjo do vazhdojë do të bëhet më e vështirë”, thotë Viktorin për Zërin e Amerikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!