Klubi i IPKO Superliga, Feronikeli, do të jetë me stadium të ri sezonin e ardhshëm, ndoshta edhe këtë sezon aktual, me rifillimin e futbollit pas ndërprerjes për shkak të pandemisë Koronavirus.
Kampionët në fuqi të Kosovës do të luajnë në një impiant modern, punimet e të cilit kanë ecur me ritme shumë të kënaqshme. Stadiumi “Rexhep Rexhepi”, ka marrë një pamje fantastike dhe shihen qartë në fotot e publikuara nga vetë faqja e klubit.
Nga fotot e publikuara, stadiumit duket drejt përfundimit, me vetëm stolat që mungojnë dhe disa përgatitje të fundit, me rrjetat e portave dhe vijëzimet. Futbollit shqiptar do t’i shtohet një tjetër impiant fantastik!/abcnews.al