Erdhi me “zhurmë” në Kosovë, Pacolli rikthehet sërish në Zvicër

schedule22:18 - 4 Maj, 2020

schedule 22:18 - 4 Maj, 2020

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli është rikthyer në Zvicër, ku është bashkuar me familjen e tij. Pacolli thotë se këtë vendim e mori për shkak se familja e tij nuk mund t’i bashkohet atij në shtëpinë e tyre në Prishtinë.

Deputeti u kthye në Kosovë me aeroplanin e tij privat nga Tirana, ku kishte shkuar fillimisht prej shtëpisë së tij në Lugano.

“Sot kam udhëtuar për në Zvicër për t’u bashkuar me familjen time pasi në kufizimet aktuale në Kosovë, fëmijët e mi nuk mund të më bashkohen në shtëpinë time në Prishtinë. Shpresoj së shpejti ta kalojmë këtë pandemi dhe jeta jonë të kthehet në normalitet”, shkroi Pacolli në Facebook.

Kthimi i Pacollit në Kosovë shkaktoi shumë tensione, pas paralajmërimeve të MPB-së se nëse do të hynte në Kosovë do të duhej t’i nënshtrohej masave të karantimit 14-ditor në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Madje ai u paralajmërua edhe me arrestim nëse do të thyente rregullin e izolimit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!