Pavarësisht situatës s krijuar nga Pandemia, zgjedhjet vijojnë të lakohen nga demokratët. I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha mes të tjerash se shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që mendon për problemet e tyre.
“Ajo që ne i qendrojmë është se shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që mendon për hallet e tyre. Në 7 vite qeveria e Edi Ramës tregoi se nuk mendon për këtë gjë. Në 2 muaj mijëra shqiptarë u lanë në mëshirë të fatit dhe u mendua si të paguhen ologarkët. Qeverisje e tillë duhet të marrë fund. Vendi duhet të shkojë aty që të pyesë sovranin”, tha ai.
I pyetur nëse do të presin 2021, apo do të jenë të parakohshme, Bardhi thekson se: “Unë mund të pres edhe 2021, por nuk presin hallet dhe problemet e shqiptarëve. Një qeveri që ka 1 vit e gjysmë që nuk qeverisë, vetëm shtyn ditët dhe ndërkohë bën ca tendera se si të vjedhë, nuk kanë kohë shqiptarët janë në kushtet e mbijetesës”.
Numri dy i demokratëve komentoi edhe përplasje Meta-Dvorani. Sipas Bardhit, Dvorani është në atë post në kundërshtim me ligjin, pasi i ka përfunduar mandati.
“Ardian Dvorani është në shkelje flagrante të Kushtetuës dhe ligjit, duke mbajtur një fundkion që nuk i takon. I ka mbaruar mandati në vitin 2014. Miqësia me Fatmir Xhafën dhe PS bëri që asokohe u bllokuan të gjitha emërimet në Gjykatën e Lartë, pikërisht që të qëndronte në detyrë përtej mandatit 9-vjeçar, Ardian Dvoranit. Ai nuk duhet të jetë në detyrë. Një njeri q ëka treguar që shkel ligjin, do prisni reflektim. Është ish gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, prej 6 vitesh qëndron në detyrë në kundërshtim me kushtetutën. Kishte mandat 9 vjeçar e ka bërë 15 vjeçar”, tha Bardhi. /abcnews.al