Hiqen pyetjet mbi temat e zhvilluara pas muajit mars në testin e maturës shtetërore

schedule15:16 - 4 Maj, 2020

schedule 15:16 - 4 Maj, 2020

Testet e maturës shtetërore nuk do të përmbajnë pyetje mbi tema të zhvilluara pas muajit mars, që nga mbyllja e shkollave për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi ka dhënë detaje lidhur me këtë proces të përmbylljes së vitit shkollor për maturantët.

Ajo thotë se Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar ka publikuar para pak ditësh testet e rishikuara ku janë hequr temat që janë zhvilluar online.

LEXO EDHE: Shahini: Në provimin e maturës nuk do ketë pyetje për tema që janë zhvilluar nga shtëpia

“Çdo test i Maturës Shtetërore bazohet në një program orientues, i cili publikohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP).

Kjo agjenci, para disa ditësh, bëri publikimin e testeve të rishikuara ku janë hequr temat, të cilat janë bërë nga marsi e në vijim, pra në kushtet e të mësuarit online”, thekson Vrapi.

Të gjitha temat e përfshira në këto provime janë struktururar në programin mësimor të mëposhtëm të bërë publik nga Ministria e Arsimit

Programet e reja orientuese për testet e Maturës Shtetërore