“Gati për plazh?! 4 persona në çdo 10 metra katrorë”, Shoqata e Operatoreve Turistike: Rregullat të pazbatueshme

schedule22:51 - 3 Maj, 2020

schedule 22:51 - 3 Maj, 2020

Operatorët turistike kërkojnë që Protokolli për sigurinë në plazhe të jetë i zbatueshëm në realitet.

Vasil Bedinaj kreu i shoqatës së tur-operatorëve të jugut, deklaron se këta sipërmarrës janë të gatshëm të zbatojnë masat e caktuara nga qeveria për zonat turistike, por ato duhet të jenë funksionale.

Sipas Bedinajt, institucionet shtetërore duhet të kryejnë më shumë konsultime me grupet e interesit pasi disa nga rregullat e përcaktuara janë të pazbatueshme.

“Është informacion që ka shumë për të debatuar. Në hotelet tona vijnë familje dhe nuk mund tu kërkosh atyre që të rri nga pjesëtari i familjes së tij në një distancë të caktuar”.

Drafti i publikuar parashikon distancë me te madhe se deri tani midis tavolinave në restorante dhe  zhezllongëve në plazh. Kjo do të sjelle më pak fitime për operatorët turistikë.

Për të përballuar këtë situatë Bedinaj kërkon ulje të taksave për sektorin  e turizmit në mënyrë që të mos rriten çmimet e shërbimeve

“Duke na ulur taksat aq më shumë do të ulet dhe çmimi i paketës. Ne si administratorë hotelesh kemi vendosur të dalim me një fitim zero, ndaj edhe qeveria duhet të hedhë hapin e saj’.

Kreu i shoqatës së turoperatorëve të Vlorës e cilëson absurd vendimin  për hapjen e hoteleve dhe jo të plazheve sidomos në zonën e jugut.

“Është nonsens që të hapësh një hotel dhe të mos hapësh plazhin”.

Sipas draftit për sigurinë në plazhe, në tavolinat në bare dhe restorante do lejohen vetëm 4 persona në çdo 10 metra katrorë, ndërsa klientët duhet të ulen përballë në një distancë prej 1 metër.

Hapësira midis çadrave duhet të jetë të paktën 3.5 m dhe çdo çadër duhet të jetë e pajisur me 2  shezllonge, ku lejohen 2 persona kur janë anëtarë të një familjeje dhe fëmijët e tyre të mitur. Ndërsa  për të rriturit lejohet vetëm një 1 person për ҫdo shezllong./abcnews.al