LDK pranon vendimin e Kushtetueses: Mbetemi të vendosur për formimin e qeverisë

schedule20:40 - 1 Maj, 2020

schedule 20:40 - 1 Maj, 2020

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pezullimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës për kandidatin për kryeministër ka reaguae edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

LDK shprehet se e respekton në tërësi këtë vendim.

Partia njofton se me anë të marrëveshjeve politike me AAK-në, Nismën dhe AKR, ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë së re.

Njoftimi:

“LDK mbetet e vendosur që, në përputhshmëri të plotë me normën kushtetuese, të krijojë Qeverinë e re. LDK-ja dhe partnerët dje kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, të mbështetur nga 61 deputetë, sencë e cila do të mbahet pas vendimit final të Gjykatës Kushtetuese, meqë LDK-ja është e bindur se procesi i mandatimit të z. Avdullah Hoti është bërë konform normës kushtetuese dhe kompetencave kushtetuese që ka Presidenti i Kosovës.”