“Vrima më me e madhe e vëzhguar ndonjëherë në shtresën e Ozonit, e cila ndodhej mbi Arktik, tanimë është mbyllur”, thonë Shërbimet e Monitorimit Atmosferik Copernicus.
Shkencëtarët dalluan disa shenja të formimit të një vrime të rrallë, në fund të marsit, si pasojë e temperaturave të ulëta në Polin e Veriut. Shtresa mbrojtëse e Ozonit mbron planetin tonë nga rrezet ultravioletë të diellit, të cilat shkaktojnë kancerin e lëkurës.
Vrima gjigande mund të përbënte një kërcënim për njerëzimin nëse do të zhvendosej në zonat e populluara. Copernicus – programi i BE për monitorimin e planetit Tokë – njoftoi mbylljen e saj, që në fakt nuk kishte të bënte fare me uljen e niveleve të ndotjes nga izolimi i COVID-19.