Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pacolli mbërrin në Prishtinë: Nuk e di a do karantinohem, respektoj rregullat si çdo qytetar

schedule19:36 - 30 Prill, 2020

schedule 19:36 - 30 Prill, 2020

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka mbërritur në Aeroportin “Adem Jashari” nga Tirana.

Pas zbritjes, Pacolli është shprehur se asnjë herë nuk ka pasur si qëllim që të vepronte jashtë rregullave. Ndërsa shtoi se nuk e di nëse do të karantinohet në konvikte, por theksoi se i respekton rregullat ashtu si çdo qytetar.

Pacolli deklaroi:



“Asnjë moment nuk ka qenë në kokën time që të veproj jashtë normave të lejuara. Nuk e kam thirr askënd në Kosovë për t’i lehtësuar masave. Nuk e di nëse do të shkoj në konvikt në karantinë. Unë respektoj normat për çdo qytetar po ashtu edhe për mua. Nëse ka një normë, rregull për qytetarët do të respektoj. Nuk më ka pëlqyer deklarate e Xhelal Sfeçla, për arrestimin tim. Kjo është e papranueshme për mua. Unë nuk jam kriminel, jam qytetar, jam i këtij shteti dhe e dua këtë shtet.”

Sipas rregullave, deri më tani, çdo person që ka hyrë në Prishtinë, nën shoqërimin Policisë së Kosovës, është dërguar për në Qendrën e Studentëve për karantinë 14 ditore.

Deri më tani, kreu i AKR-së ka qëndruar në Zvicër ndërsa është shprehur se Qeveria Kurti  po kërkon që të pengojë ushtrimin e detyrës së tij si deputet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!