Plani i Shahinit për mbylljen e vitit akademik, reagon Unioni i Këshillave Studentor: Vendimet të padrejta

schedule15:24 - 30 Prill, 2020

schedule 15:24 - 30 Prill, 2020

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini mbajti sot një komunikim online për të njoftuar vendimin për zhvillimin e vitit akademik.

Shahini gjatë fjalës së saj me studentët dhe nxënësit, bëri të ditur se për të gjithë ata që do të mbyllin vitin akademik, do të ketë një kthim në auditore, në javët e para të qershorit, ndërkohë që provimet do të realizohen në muajin gusht.

Shahini, përmes një video-live, u shpreh se ka firmosur një urdhër me katër pika, që do të bëjë të mundur kthimin në auditore të studentëve që e kanë të nevojshme mbylljen e vitit akademik, këtë vit, dhe duhet një parapërgatitje për provimet, sidomos për ata që bëjnë punë laboratorike, apo të arteve.

Ndërkohë për këtë vëndim të Ministres së Arsimit ka reaguar Unioni i Këshillave Studentore. Ata shprehen se referuar deklaratës së Ministres rezulton se disa vendime janë të padrejta. Në një analizë të rënditur më poshtë ata kanë sqaruar pikat kyçe në të cilat sipas tyre studentët janë gjendur të papërgatitur në këtë situatë.

Unioni i Këshillave Studentorë kërkon nga Universitetet që të mos luajnë rolin e spektatorit në këtë situatë. Shumë universitete nuk kanë dalë ende ne një deklaratë për procedimin e mësimit në vazhdim.

Deklarata e plotë:

Reagimi ndaj deklarates se Ministres se Arsimit Ne bazë të deklaratës sot nga Ministrja znj. Besa Shahini rezulton se në gjykimin tonë kishte disa vendime të padrejta të cilat do ti renditim si më poshtë:

  1. Deri më sot është propaganduar më shumë zhurmë autonomia që kanë universitetet. Për dijeninë e të gjithëve universitetet publike kanë autonomi në pjesën akademike gjë e cila sot u hodh poshtë nga deklarata e lexuar nga Ministrja Besa Shahini. Kjo autonomi në këto kushte me shumë se asnjeherë është e nevojshme dhe duhet respektuar sepse jo çdo universitet funksionon njësoj.

2.Znj.Shahini tha “Të vazhdohet me metodën online mësimdhënia deri në përfundim të planit mësimor” Në këtë pikë janë lënë pa marrë parasysh mundësitë e studentëve për akses të detyrueshëm në internet për të cilat Unioni i Këshillave Studentorë e ka ngritur si shqetësimin kryesor që në fillim të kësaj situatë.Kërkesat tona vazhdojnë të bien në vesh të shurdhët.

Studentët janë gjendur të papërgatitur në këtë situatë në mungesë të rrjetit te internetit (zonat e thella)e të mjeteve të nevojshme për shkak të problemeve ekonomike.

  1. Kthimi ‘’i sajuar’’ në auditore Për sa i përket kthimit në auditore në datë 25 Gusht nuk janë marrë parasysh mundësitë që u janë hequr studëntëve duke e reduktuar vetëm në një sezon mundësinë e dhënies së provimeve. Studentët morën një njoftim jo fort të këndshëm duke i vënë para një fakti të kryer, mundësia do jetë një dhe e vetme për provimet e mbartura apo dhe për përmirësim note. Duke qenë se në të gjitha universitet studentët ende kanë provime të pa dhëna nga sezoni I parë ( sezoni I dimrit) do të sillte mbingarkesë provimesh. Problem tjetër që shkaton heqja e një sezoni është dhe mundësia për djegien e vitit për shumë studentë që rrezikojnë të mos përmbushin numrin e caktuar te krediteve që duhet për të kaluar vitin akademik.
  2. “Pagat e luftës’’ për prindërit tanë dhe bursat që jep Ministria, janë llogaritur të tilla që të mbulojnë edhe tarifat e studimit? Ashtu si në letrën e hapur drejtuar Ministrisë, aspekti ekonomik ka prekur studentët në të gjitha format. Në kërkesën tonë për përgjysmimin e tarifës jemi te logjikshëm, dhe nuk po kërkojmë lëmoshë por diçka që na takon, pasi nuk po marrim shërbimin për të cilin paguajmë, duke mos frekuentuar auditoret e universiteteve dhe shpenzimet e universiteteve janë minimizuar.‘’Paga e luftes’’, qartësisht nuk mund të mbulojë tarifat e shkollimit.

Unioni i Këshillave Studentore kërkon nga universitetet që të mos luajnë rolin e spektatorit në këtë situatë. Shumë universitete nuk kanë dalë ende ne një deklaratë për procedimin e mësimit në vazhdim.

Në këtë kërkesë duam të ritheksojmë që të gjithë studentët si pjesë e familjeve të prekura njëkohësisht nga situata e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19 , marrja e shërbimeve minimale nga universitetet dhe të ardhurat që përfaqësohen në shumicë vetëm nga pagat e luftës që po merren, të cilat janë një mënyrë e mbulimit të kostove dhe shpenzimeve familjare, është e qartë dhe e kuptueshme se aspekti financiar përbën një problem shumë të ndjeshëm për studentët në këto kushte në të cilat jemi.

Në vazhdim të asaj çfarë thamë më lart, rivlerësojmë të arsyeshme të kërkojmë nga ana juaj përsëri rishikimin e këtyre dy kërkesave si masa lehtësuese për të zbutur efektin financiar tek çdo student, në raport të drejtë me shërbimet që i ofrohen dhe jo si lemoshë:

1)Rishikimin e detyrimeve të tarifave të shkollimit për vitin akademik 2019-2020.

2)Rimbursimin e pagesës për të gjithë studentët qe jetojnë në rezidenca. Sinqerisht, Studentët tuaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!