Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet autori i dytë i plagosjes së policit të burgut të Peqinit

schedule10:52 - 30 Prill, 2020

schedule 10:52 - 30 Prill, 2020

Policia ka arrestuar autorin e dytë të plagosjes së punonjësit të burgut të Peqinit dy ditë më parë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar një 34 vjeçar, i cili bashkë me të tjerë kishte qëlluar në ajër me automatik, ku njëri nga plumbat plagosi punonjësit e burgut të Peqinit duke ngritur alarmin në sistemin e burgjeve për ndonjë ngjarje të rëndë kriminale.

“Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 28.04.2020, në Peqin, ku u lëndua lehtë nga një plumb qorr një punonjës i IEVP Peqin dhe u arrestua në flagrancë shtetasi G. K., 35 vjeç, banues në Peqin, si rezultat i punës profesionale dhe hetimore të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Njoftimi i plotë
Arrestohet autori i dytë i ngjarjes ku u lëndua lehtë nga një plumb qorr, një punonjës i IEVP Peqin, si dhe shpallet në kërkim autori i tretë.

Menjëherë pas ngjarjes, në kohë rekord, Policia arrestoi një nga autorët, gjeti dhe sekuestroi në automjetin e shtetasit të arrestuar edhe armën me të cilën këta shtetas kishin qëlluar në ajër.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 28.04.2020, në Peqin, ku u lëndua lehtë nga një plumb qorr një punonjës i IEVP Peqin dhe u arrestua në flagrancë shtetasi G. K., 35 vjeç, banues në Peqin, si rezultat i punës profesionale dhe hetimore të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje.

Si rezultat i kësaj pune u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasi I. S., 34 vjeç, banues në Peqin, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. K., 34 vjeç, dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Shtetasit G. K., I. S. dhe E. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën efektin e alkoolit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov, në drejtime të ndryshme dhe si pasojë e të shtënave dyshohet se njëra prej predhave ka renë në gjendje të lirë, duke lënduar lehtë punonjësin e Policisë së Burgut Peqin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!