Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ndodhet në shtëpinë e tij në Tiranë. Kështu ka thënë sot Naim Murseli, këshilltar i Pacollit.
“Pacolli ndodhet në shtëpinë e tij në Tiranë”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova. Përveç kësaj Murseli ka thënë se AKR ende nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.
“Deri tani nuk kemi marrëveshje për koalicion”, ka thënë ai shkurt.
Gjatë ditës së djeshme ka pasur raportime se Pacolli është kthyer në Kosovë me ndihmën e Presidentit Hashim Thaçi, ndërsa gjatë mbrëmjes ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla tha se ai do të arrestohej nëse gjendej brenda shtetit me argumentin se kishte shkelur karantinën. /abcnews.al