Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Aleksander Perdodën, , i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Lalm i Vjetër, ku u ekzekutuan Kol Murrani e Preng Simoni.
Përdoda, personi që shihni në foton e mëposhtme, njihej në zonë si kultivues i lëndëve narkotike dhe kishte patur probleme pronësie edhe me banorë të tjerë të fshatit.
Preng Simoni dhe Kol Murrani u gjetën pajetë pranë fshati dhe policia konfirmoi se ishin vrarë me armë zjarri, shkruan abcnews.al
Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të konflikteve të vjetra mes palëve, ndërsa nga të dhënat objektivi i atentatit duket të ketë qenë rapsodi, Kol Murrani.
/abcnews.al