Faqja zyrtare e Interit në Tëitter, ka ri-postuar një video të UEFA Champions League. Me 28 maj 2010, Barcelona u përball me Interin në kompeticionin më elitar për klubet, vit kur zikaltërit e Jose Mourinhos fituan tripletën.
Lionel Messi bëri një goditje perfekte për Barcelonën, por ish-gardiani brazilian, Julio Cesar, bëri një nga pritjet më të bukura të sezonit. Pikërisht këtë moment, UEFA e ka shpërndarë, ndërsa Interi shkroi:
“Më i miri i të gjitha kohërave u ndalua! Kur Julio Cesar i tha “jo” Lionel Messit”. Tek Interi mendojnë se Lionel Messi është më i miri i të gjitha kohërave, duke ngacmuar kështu në një farë mënyrë dhe rivalin Cristiano Ronaldo, që luan për Juventusin./abcnews.al
The ? denied
When Júlio César said ??. https://t.co/ZLzMe6TE1t
— Inter (@Inter_en) April 28, 2020