Artan Hoxha: Grupet kriminale në Shqipëri po përdorin vrasjet me klering

schedule15:20 - 28 Prill, 2020

schedule 15:20 - 28 Prill, 2020

Gazetari Artan Hoxha këtë të martë nga studioe e lajmeve në Abc News është shprehur se kohët e fundit në Shqipëri po funksionon një strategji e veçantë vrasjes, ajo që në botën e krimit njihet vrasje me klering.

Hoxha është shprehur ndër të tjera se tashmë nuk janë vrasës me pagesë autorët e shumë ngjarjeve kriminale, por janë persona nga grupe të ndryshme kriminale që ndodhen në qytete të ndryshme që përdoren për të bërë vrasje.

Nëse kemi të bëjmë me një vrasje në Shkodër, sipas gazetarit mund të ndodhë që autori të jetë pjesë e një grupi kriminal në Vlorë ose në Elbasan kjo e bën dhe më të vështirë pistën e hetimit nga ana e policisë.

Përveç vrasjeve me pagesë siç ishte ajo e Kastriot Recit që është bërë me snajper në Rreshen, në zhargonin e botës së krimit,  është ajo “rasja me klering” ku një grup kriminal më Shkodër që ka konflik më nje grup rival aty nuk mund ti afrohet kundërshtarit dhe për këtë ai përmes lidhjeve të veta që mund të jetë duke trafikuar në Belgjikë apo diku tjetër, vrasësi mund të jetë nga një grup  nga Vlora, Fieri apo elbasani kërkon një vrasës nga ajo zonë dhe largohhet dhe është e vështirë që të zbulohet. Nëse një grup në Vlorë ka të njëjtin problem atëherë dërgohet një tjetër vrasësh nga shkodra, dhe kjo e bën të vështirë hetimin.  Në Shkodër mina që u vendos në treg, ndaj Lulzim Kullës rezultoi se autorët nuk ishin nga Shkodra, por ishin nga Gramshi, pra nuk ishin vrasës me pagesë, por ishin të paguar. Kur në qarkullim del një grup vrasësish që kryejnë atentate të tjera kontaktohet me to, duhet theksuar se vitet e fundit ka dalë vrasja me klering ku grupet kriminale kërkojnë me pagesë ose jo një gjë të tillë”, u shpreh Hoxha.