Covid-19 shtyn seancën për Saimir Tahirin, avokati i tij del me maskë nga gjykata

schedule11:33 - 28 Prill, 2020

schedule 11:33 - 28 Prill, 2020

Gjykata  e Posaçme e Apelit ka vendosur shtyrjen e seancës së parashikuar ditën e sotme për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela për në datën 13 Maj.

Gazetarja Glidona Daci raporton se gjyqtarja Albana Boksi ka vendosur për shtyrjen e seancës duke u bazuar në aktin normativ përgjatë Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, kjo nuk është një çështje e ngushtme dhe për faktin se nuk ishin njoftuar të gjithë palët e përfshira në këtë proces.

Tahiri nuk është paraqitur në gjykatë ditën e sotme, ndërsa jashtë dyerve të saj u pa vetëm avokati i ish-ministrit, Maks Haxhia i pajisur me maskë mbrojtëse.

LEXO EDHE: Makina, skafi, gruaja dhe babai: Gjykata fakton lidhjen mes Saimir Tahirit dhe Moisi Habilajt, çfarë thuhet në vendim

Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” duke e dënuar me tre vite shërbim prove. Ish-ministri e ka apeluar këtë vendim duke kërkuar pafajësi

Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzonte ish-ministrin Tahiri për 3 vepra penale: “Trafikimi i lëndëve narkotikëve në bashkëpunim”,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Korrupsion i zyrtareve te larte”.

Por gjykata bëri klasifikim të akuzave, për arsye se nuk provoi përtej çdo dyshimi të arsyeshme dhe e dënoi ish- ministrin vetëm për shpërdorim detyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!