EMRAT/ U vranë më armë zjarri, kush janë dy viktimat në Lezhë

schedule16:27 - 27 Prill, 2020

schedule 16:27 - 27 Prill, 2020

Policia njoftoi poër dy të vdekur me armë zjarri në fshatin Lalm Vukaj të Lezhës pak minuta më parë.

Mësohet se bëhet fjalë për Kol Murranin dhe Preng Simonin, secili nga 60 vjeç. Ata janë gjetur të vdekur në afërsi të fshatit dhe dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri. Policia është duke hetuar dhe nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes.

NJe nga viktimat, Kol Murrani

Njoftimi paraprak nga policia:

Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të  pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes. /abcnews.al