Vende të ndryshme në botë veprojnë në mënyra të ndryshme për të bërballuar në mënyrë të suksesshme sfidën me koronavirusin. Në Hong Kong kohët e fundit shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një solucion që mund të spërkatet në sipërfaqet e objekteve për të evituar përhapjen e viruseve.
Një ekip shkencëtarësh kanë krijuar një solucion kimik që mund të aplikohet në sipërfaqe për të rritur mbrojtjen kundër baktereve dhe viruseve.
Solucioni përmban miliona nanokapsula me dezinfektantë që mund të lëshohen me anë të sprejit në objektet si butonat e ashensorit apo parmakët e shkallëve, për të mos transmetuar sëmundjet infektive, përfshirë Covid-19.
Ajo rezulton efektive për shumë lloje të reja virusesh dhe bakteresh deri tre muaj, edhe pasi është tharë.
“Sipërfaqet që preken më shpesh shërbejnë si medium për transmetimin e sëmundjeve. Në kontaktin me njeriun, materiali ynë polimer ndjen temperaturën e trupit dhe hapet duke lëshuar lëndë dezinfektuese. Sapo heq dorën, ato mbyllen sërish,” shpjegon profesori Xhozef Kuan, në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë në Hong-Kong.
Ekipi i tij e ka studiuar materialin prej dhjetë vitesh, me vetitë e nxehtësisë, solucioni ndryshon nga substancat si alkooli apo detergjentët që përdoren tani kundër pandemisë së koronavirusit.
Ndërkohë deri më tani si pasojë e pandemisë së koronavirusit në Hong Kong ka infektuar mbi 1 mijë persona por vetëm 4 viktima./abcnews.al