Meta takon kreun e fasonëve: I kam kërkuar qeverisë mbështetje për këtë sektor

schedule12:22 - 27 Prill, 2020

schedule 12:22 - 27 Prill, 2020

Presidenti Ilir Meta është takuar me kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar Gjergji Bika. Meta thotë se një urgjencë në këtë sektor është mbështetja ekonomike si nga kufizimet brenda vendit por edhe nga tronditjet e tregjeve ndërkombëtare. Kreu i shtetit shprehet se i ka kërkuar qeverisë mbështetje urgjente për këtë sektor.

“Sot, prita në një takim Kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, z. Gjergji Gjika dhe dëgjova me vëmendje, nga afër, problematikat e bëra publike prej kohësh të këtij sektori të rëndësishëm social dhe ekonomik të vendit.

LEXO EDHE: Problemi me fasoneritë, Duma: Mosveprimi që po shkakton infektime në masë, po trajtohen si njerëzit e askujt

Gjika theksoi urgjencën e mbështetjes së sektorit fason, që është në një situatë mjaft kritike, si nga kufizimet brenda vendit, ashtu edhe nga tronditjet e tregjeve ndërkombëtare.

Gjatë bisedës, theksova se i kam kërkuar qeverisë mbështetje për kërkesat e këtij sektori, dhe se do të vazhdoj të insistoj për një vlerësim sa më të shpejtë, realist dhe praktik, për të evituar kolapsin e sektorit fason dhe për të mbështetur punonjësit, gjithashtu Shqipërinë”, shkruan Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2964716896907897/?type=3&theater

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!