I vendosur ndër të parët në listën e qyteteve të gjelbërta pa asnjë rast të infektuar nga koronavirusi, Gjirokastra i është rikthyer sot jetës normale.
Shumë qytetarë janë dyndur në rrugë por edhe në dyqane, ndërsa në qytet vihet re një numër i lartë automjetesh.
Gazetari i Abc Neës, Orgest Sako raporton se parku i qytetit është i mbyllur totalisht, ndërkohë që lëvizjet vazhdojnë në zonën e pazarit dhe pjesë të tjera të Gjirokastrës.
Në ndarjen e Gjirokastrës me Mallakastrën, por edhe me Sarandën dhe Vlorën janë vendosur postbllqe për të ndaluar kalimin e personave pa autorizim për të udhëtuar drejt Tiranës dhe frentuentimin e plazheve./abcnews.al