“Mourinho ishte i sigurt për triumfin në Madrid, të nesërmen u shtangëm”

schedule09:15 - 27 Prill, 2020

schedule 09:15 - 27 Prill, 2020

Interi zhvillonte një sezon përrallor 10 vite më parë dhe ia dilte të fitonte Tripletën e famshme, diçka që nuk e kishte realizuar asnjë skuadër italiane më parë. Jose Mourinho kishte ndërtuar një grup solid dhe të frikshëm, që triumfoi në Serie A, Kupën e Italisë dhe Champions League.

Giuseppe Baresi punonte si ndihmës i portugezit dhe ka kujtuar finalen e Champions në një bisedë të bërë në rrjetet sociale me vajzën e tij. Diego Milito shënoi nga një gol për pjesë në duelin e 22 majit kundër Bayern Munchen në “Santiago Bernabeu”, sukses tek i cili Mourinho nuk kishte dyshime.

Baza e skuadrës ishte e rëndësishme, pasi kishim fituar kampionatin dhe Kupën e Italisë vite më parë. Ekzistone vetëdija që ishim të fortë. Verën e atij sezoni mbërritën lojtarë të rëndësishëm që kishin personalitet të fortë. Ishte e pamundur të mos triumfoje në ato rrethana. Atmosfera para finales së Madridit ishte e bukur, ishim të karikuar dhe të qetë.

Isha shumë i qetë edhe në mëngjesin e finales, Mourinho ishte goxha i sigurt që do të fitonim. Ai Inter ishte shumë pragmatist, të gjithë i kishin të qartë detyrat e tyre. Por, nuk na e kishte marrë mendja se do të ktheheshim mëngjesin e ditës tjetër në San Siro dhe do të përballeshim me 50 mijë njerëz që na duartrokitnin”, përfundon Baresi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!