Mjekja ruse bie nga kati i pestë gjatë video-konferencës me ministrin e Shëndetësisë

schedule07:51 - 27 Prill, 2020

schedule 07:51 - 27 Prill, 2020

Një mjeke në Rusi ka rënë nga dritarja e zyrës së saj, gjatë një video-konference. Mjekja ishte duke komunikuar se  spitali i saj do të jetë gati për të pranuar pacientë me koronavirus.

Yelena Nepomnyashchaya, 47 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve, po argumentonte për shkak të “nevojave akute” për mjete mbrojtëse për ekipin e mjekëve.

47-vjeçarja është duke luftuar për jetë në repartin intensiv pasi ka rënë nga kati i pestë. Doktorët refuzojnë të flasin nëse ajo do arrijë të mbijetojë.

Mjekja ishte në video-konferencë me ministrin regjional të Shëndetësisë, Boris Nemik, kur ka rënë.

Nënkryetari i qeverisë së rajonit Krasnoyarsk Aleksey Podkorytov pretendoi se arsyeja e rënies së saj të shtunën mund të ketë pasur shpjegime të tjera nga sa raportohet nga media lokale.

“Shumë gjëra mund të kenë ndodhur”, spekuloi ai. Policia po e heton rënien e saj dhe rrethanat e ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!