Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA , ku një infermiere ka grabitur unazën e diamantit dhe kartën e kreditit një viktime të koronavirusit.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se infermierja, që po kujdesej për një grua 86-vjeçare, që prej ditësh ishte konfirmuar me Covid 19.
Elizabeth Daniels, 29 vjeçe, kujdesej për Barbara Gust nga Koldorado e SHBA-ve, dyshohet se ka vjedhur unazën e saj të diamantit dhe kartën e kreditit. Familjarët mësuan për këtë vjedhje vetëm kur po përfundonin të gjithë ceremoninë mortore.
Më pas me ndërhyrjen e autoriteteve policore, infermierja 29 vjeçare është arrestuar dhe sendet me vlerë të grabitura i janë kthyer familjarëve të viktimës./abcnews.al