“Ibra, boll më me Ajax!”, rrëfimi i Capello: Cassano pengu më i madh

schedule15:36 - 26 Prill, 2020

schedule 15:36 - 26 Prill, 2020

Në një intervistë për Sky Sport Italia, trajneri i njohur Fabio Capello, foli për aventurën e tij në Madrid, marrëdhënien me Antonio Cassanon dhe për marrëdhënien me Zlatan Ibrahimovic te Juventusi.

“Pengu im më i madh është Antonio Cassano. Unë u përpoqa ta riktheja atë në çdo mënyrë të mundshme, ta bëja atë të luante ashtu si dinte, sepse ai ishte një lojtar i shkëlqyer. Por unë nuk e menaxhova dot atë. Ne folëm disa ditë më parë dhe ai më rrëfeu që gruaja e tij e ka bërë të reflektojë. Dhe unë i thashë: ‘Pse nuk u martove në moshën 21 vjeçare?’

Me Ibrahimovic, unë kisha një djalë krenar për veten dhe të vendosur, i cili kuptoi që këshillat i jepen vetëm për përmirësim. Unë i thashë, “mjaft luajte si tek Ajax”. Doja më pak driblime, më pak estetikë dhe më shumë praktikë nga ai. Ai ndoshta e humbi disi kënaqësinë e të luajturit teknikisht, por u bë një golashënues i rregullt”, përfundoi Capello./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!