Meta kalon fundjavën në vendlindje, vizitë ngushëllimi në shtëpinë e patriotit të tij

schedule15:18 - 26 Prill, 2020

schedule 15:18 - 26 Prill, 2020

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të “thyejë” karantinën këtë fundjavë duke udhëtuar drejt fshatit të tij të lindjes në Çepan të Skaparit. Meta ka ndarë disa foto dhe video nga Çepani bashkë me këshilltarin e tij Tedi Blushi.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/909986936111366/

Ai ka shfrytëzuar këtë udhëtim për t’i shprehur ngushëllimet familjarëve të atij që ai e quan  një nga drejtuesit më të shquar të fshatit dhe me kontribute të mëdha për shumë dekada, për ndarjen e tij nga jeta.

“Në këto javë të veçanta edhe komuniteti i Çepanit humbi një nga drejtuesit më të shquar dhe me kontribute të mëdha për shumë dekada z.Servet Basho.

Evidentimi prej Tij i kontributeve të jashtëzakonshme që kjo trevë dhe Çepani në veçanti dha gjatë Luftës Antifashiste, mbeten me shumë vlerë edhe për të ardhmen.

Sot vizitova djalin e tij Isain, për t’i shprehur ngushëllimet e mia, por dhe mirënjohjen që ruan traditat më të mira të familjes së tij dhe mbarë këtij komuniteti patriot dhe punëdashës”, shkruan Meta krah fotos me djalin e të ndjerit.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2962362663809987/?type=3&theater

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!