Për banorët e Thumanës, 5 muaj pas tërmetit të 26 nëntorit asgjë nuk ka ndryshuar. Disa janë larguar nga zona, të tjerë janë në rrezik të vazhdueshëm pasi jetojnë ende në godinat e dëmtuara, ndërsa më fatkeqët vijojnë të jetojnë në kontenierë apo çadra pa asnjë kusht për t’i bërë ballë koronavirusit që prej disa ditësh ka prekur Krujën dhe disa fshatra përreth.
Familja Alushi me 7 anëtarë jeton në këtë çadër dhe hera herës hyjnë edhe në banesën e shkatërruar nga tërmeti.
“Kam tre kalamaj. Ku të shkoj, jemi 7 vetë”. Askush nuk punon dhe mundohen shumë për të siguruar të ardhura.
“Kemi frikë, kalamajt nuk i kam lënë të dalin. Burri mbledh hekura”.
Kjo gjyshe për mos u infektuar nga Covid-19 është izoluar me mbesën dhe nipin e saj se për t’i ushqyer e ndihmon një psikologe.
“Frikë kemi, por nuk dalim. Për të ngrënë kam pasur, më kanë sjellë”, thotë ajo.
Në të njëjtën zonë, por në një cadër tjetër jeton edhe kjo zonjë.
“Më futet brenda uji në cadër skam kontenier kemi frikë po nuk dal nga cadra kemi frikë nga virusi se është përhapur’, shprehet ajo.
Kjo e moshuara prej 45 vjetësh jeton në Thumanë dhe është më e trembur nga të tjetër nga përhapja e virusit pasi vuan dhe nga sëmundje të tjera.
“Ishalla nuk sëmurëm, edhe ruhem”, shprehet e moshuara. /abcnews.al