Biznesi përballet me vështërsi në këtë kohë pandemie, pavarsisht disa masave të ndermarra ditet e fundit.
Kosto me e lartë është në sektorë të rëndërsishëm, si: ndërtimi, turizmi dhe fasoneria. Kryetari i dhomes së tregtisë dhe industrisë në Lezhë Pashk Palokaj thote se është një moment i paparashikuar.
“Përveç sektorit të ndërtimit që ka një lëvizje të vogël sektorët e tjerë janë të ndaluar. Flasim për fasonerinë dhe callcentar por administratorët e këtyre kompanive theksojnë se hallkat janë të mbyllura. Në Lezhë kemi edhe disa prodhime peshku që kanë ecur deri më tani”, është shprehur Palokaj.
Ai kërkon që qeveri ti rishikojë masat dhe të gjejë ekuilibra me biznesin.
“Ekulibrat e fillimit për zhvillimin e biznesit, pasi çdo ditë që kalon do të krijojë vështirësi për ekonomine e nesërme”, ka thënë ndër të tjera ai.
Kreu i dhomës së tregtisë Palokaj thote se edhe për turizmin duhet të shikohen plane për mënyrën sesi do të funksionojë bregdeti.
“Nëse marrim plazhin dhe restoranti ëhstë i mbyllur turisti nuk do vijë me bukë me vete kemi këputje të zinxhirit. Problemi tjetër është fuqia punëtore, kostoja më e madhe për një kompani është punori i pakualifikuar, vetë situata ka krijuar çorientim edhe në tregun e punës”, tha Paloka
Turizmi ne Lezhe pritet te rimekembet me shpejt se ne zona te tjera, pasi ne kete zone strukturat hoteliere janë të vogla. /abcnews.al