Eklent Kaçi është një nga sportistët më të suksesshëm shqiptar. Bilardisti kurbinas ka rimarrë vendin e parë në renditjen e përgjithshme në Europë, duke parakaluar gjermanin Joshua Filler.
Kaçi, fitues i pesë medaljeve (3 bronzi, 2 argjendi) në kampionatet Europiane të moshave, kampion Europë në fuqi në Disiplinën e 8-s, për të rritur, si dhe fitues i shumë turneve kombëtar e ndërkombëtar, nuk ndihet mirë me trajtimin që i bën shteti.
Këtë ai e shpreh edhe përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”. Kaci shkruan: “Renditja e përgjithshme Europiane, aktualisht. Asnjë faleminderit nuk e marr nga shteti ynë”. / abcnews.al