Interi nuk heq dorë nga Federico Chiesa. Ditë më parë u përfol për një akord mes Juventusit dhe agjentit të yllit të Fiorentinës, por diçka e tillë nuk i pengon zikaltrit. Rocco Commisso e vlerëson 60 milion euro 22-vjeçarin, për të cilin do të ketë një garë të fortë deri në fund mes Interit dhe bardhezinjve.
Presidenti i klubit nga Firence nuk preferon t’ia shesë lojtarin “Zonjës së Vjetër”. Dy klubet nuk kanë raporte të mira mes tyre dhe tifozët e Fiorentinës do ndiheshin të tradhëtuar të shihnin idhullin e tyre në një skuadër që e urrejnë. Interi është gati të përfitojë dhe do të përfshijë disa futbollistë në këtë operacion.
Drejtuesit zikaltër janë gati të paguajnë një shumë nga 20-30 milion euro (para që do të vijnë nga shitja e Icardit) dhe ofrojnë 4 lojtarë: D’Albert, i cili është huazuar te skuadra viola dhe është paraqitur mirë, Radja Nainggolan një dëshirë e kahershme e Fiorentinës dhe huazimet e Roberto Gagliardinit e sulmuesit Andrea Pinamonti. /abcnews.al