VIDEO/ “Hej, është vëllai im ai”: Incidenti pas ndeshjes, Eric Dier rrezikon

schedule09:50 - 25 Prill, 2020

schedule 09:50 - 25 Prill, 2020

Tottenham u eliminua nga FA CUP nga Norwich, që ishte më e saktë nga penalltitë, ndërkohë që ajo përballje do të mbahet mend edhe për një incident që pati si protagonist mesfushorin Eric Dier. Çështja e tij tashmë ka shkuar në organet disiplinore të FA dhe pritet dënimi.

“Eric Dier është akuzuar për sjellje të pahijshme, për shkak të shkeljes së rregullit E3 të FA. Është pohuar se veprimet e tij në përfundim të ndeshjes ishin të pahijshme dhe/ose kërcënuese”, thuhet në deklaratën e FA, ndërkohë që Dier duhet që deri më 8 maj të japë versionin e tij dhe më pas do të merret edhe vendimi.

ÇFARË NDODHI – Fundi i ndeshjes me Norwich regjistroi një incident, teksa mesfushori Eric Dier u përlesh me një tifoz. Pamje të shumta u publikuan në rrjetet sociale dhe lojtari anglez shikohet duke u ngjitur në tribunën e tifozëve.

Në videot e publikuara dallohet Dier, i cili i drejtohet tifozëve: “Ai është vëllai im”. Nuk dihet ende përse ndodhi gjithë ajo rrëmujë. Incidenti u komentua edhe nga trajneri i Tottenham, Jose Mourinho. “Nuk mendoj se ai incident i takon lojës. Ndeshja ishte një përfaqësim fantastik i FA Cup, por nuk mund t’i shmangem gjithsesi pyetjes.

Dier, sipas mendimit tim, bëri një veprim që ne profesionistët nuk mund ta bëjë, por kur dikush ju fyen dhe është e përfshirë familja, veçanërisht vëllai yt i vogël, atëherë… Nëse klubi do e dënonte, nuk do të pajtohesha me diçka të tillë. Gjithsesi ajo që bëri ishte e gabuar”, deklaronte portugezi pas ndeshjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!