Doktori Ledio Bregu: Trajtimi i të sëmurëve me kancer nuk pret, po rritet numri i rasteve te moshat e reja

schedule17:55 - 24 Prill, 2020

schedule 17:55 - 24 Prill, 2020

Drejtori i radioterapisë në Spitalin Hygeia, Ledio Bregu në një intervistë për Abc News është shprehur se ditët e fundit kanë një fluks të shtuar të pacientëve me kancer.

Doktori ka theksuar se kanceri është një sëmundje që trajtimi i tij nuk mund të presë dhe për këtë pacientët janë të detyruar që të shkojnë në spital. Një ndër shqetësimet kryesore të mjekut duket se është rritja e numrit të rasteve me kancer te moshat e reja.

Gjatë bisedës me gazetarin Endri Xhafo ai ka dhënë dhe detaje në lidhje me aparaturën që gjendet pranë këtij spitali që mundëson trajtimin në një kohë të shpejtë dhe me mundësi thuajse fare gabimi te pacientët e sëmurë.

Pjesë nga intervista:

Si po funksionon ky shërbim, pasi pacientë tuaj ju iu keni dhënë një vërtetim?

Njerëzit vijnë nëpër spitale, pasi trajtimi i kancerit nuk mund që të shtyhet. Në studimet që kanë dalë për trajtimin e kancerit thuhet se nëse ne do të presim 3 deri në 4 javbë ka raste që mund të presim maksimumi 6 javë jo më shumë pasi nuk ka më efekt. Prandaj këto pacientë nuk mund të presin më shumë se kaq. Ne kemi punuar si çdo ditë të vitit por kemi fluk më të shtuar pasi një pjesë e pacientëve që trajtoheshin jasht, për shkak se nuk udhëtojnë dot dhe tashmë kanë dëgjuar port pajisjen e re që kemi marrë ne dhe i kryen të gjithë shërbimet vijnë aty.

Ju jeni i vetmi spital privat në Shqipëri që bëni radioterapi?

Po jemi i vetmi që nga 2010.

Keni marrë një pajisje të re kjo është Truebeam radiosistem, çfarë është kjo dhe cili është funksioni i saj?

Kjo është një aksilerator linear fjala më e fundit e shkëncës që është instaluar në fund të dhjetorit të 2019, është i ri dhe sjell teknologjinë më të fundit për trajtimin e kancerit. Ajo çfarë bën radioterapia është se drejton rrezatimin jonizues tek tumori duke mbrojtur organet e tjera dhe të gjithë këto operatura disa ton duhet të godasë me një precizion milimetrik tumorin. Aparatura është e vendosur në bodrum. Ky sistem është aq preciz sa për trajtimin e saj është 0.3 milimetra, nuk gabon, metastazën tumorin, kryesisht në kokë është goditja e saktë. Gjithë procedura që zhvillohet me këtë aparat nuk ka vend për gabim njerëzor. Para kësaj aparature kishim të bënim me një punë manuale, ku pacienti mund të lëvizte ndërsa ky aparat tashmë nuk ka nevojë që të ndërhyrë tekniku pasi korrigjimin e bën vetë.

Kuptoj se kjo është një lloj komoditeti për të gjithë. Po pacienti çfarë avantazhi ka në këtë sens?

Ndërhyrja me precesion të lartë do të thotë që të vrasësh tomorin dhe të fitosh jetëgjatësinë e pacientit. Me aparaturat e vjetra ne vonoheshim shumë në trajtim, pasi  pacientit i duhej që të qëndronte 40 minuta shtrirë dhe normal që një lëvizje mund ta bësh, ndërsa ku një minut e gjys, duke marr dhe faktin e përgatitjes paraprake është një procedurë që zgjat 7 minuta.

A mund të trajtohen të gjitha tipologjitë e kancerit njëlloj me aparaturën True Beam?

Ka disa karakteristika të tumoreve nëse i trajton me radiokirugji apo radioterapi, nëse janë tumore malinj je i të detyruar që ta trajtojme me 30 ditë ndërsa nëse do të kishim tumor në zona të vegjel atëherë mund ta bësh vetëm me rirrezatim vetëm me këtë aparaturë. Nëse një pacient ka 2-3 metastaza në kokë nëse më parë bëhej rrezatimi dhe duhej të prisje për 10 ditë, ndërsa tashmë nuk është e nevojshme një gjë e tillë pasi mund të bëhet me një seancë

Ju më thatë se ju është shtuar fluksi i punës a prisni që kur të hapen kufinjtë të humbisni një pjesë të pacientëve që keni? A i ka pacienti garancitë që i merr të gjithë shërbimet?

Ne tani i bëjmë të gjithë trajtimet që nuk mund të bënim dhe pacientëve ju duhet që të dilnin jashtë, ato shkonin atje dhe mjekët grekë i thonin që shko në shtëpi, pasi i bën dhe të spitali Hygea. Ka dhe mungesë informacioni. Ne presim që të na rritet fluksi me hapjen e kufijve.

Sa pacientë mund të trajtoni?

Me këtë lloj aparature ne mund të trajtojmë deri në 100 pacientë në ditë.

A është kanceri sëmundja më e përhapur në Shqipëri?

Kanceri është sëmundja e shekullit dhe është e dyta që shkakon vdekshmëri pas sëmundjeve kardiovaskulare. Kanceri po rritet dhe shumë po rritet në moshat e reja.

Pra ju thoni se kemi rritje te rasteve të kancerit te moshat e reja?

Po kemi rritje të moshat e reja 20-30 vjeç, ka rritje të kancerit të gjirit dhe te mosha poshtë 30 vjeç që më parë ishte e pamundur. Një nga faktorët është ushqyerja, jeta sedentare, ndotja, problemet gjenetike, trashëgimia që ju bëhet, janë shumë faktore dhe normalisht dihet se trupi i njeriut prodhon qeliza kancerogjene dhe që vriten nga sistemi imunitar, nëse kjo nuk ndodh ato zhvillohen.

Ka ndonjë specifikë për trajtimin e kancerit në kohë pandemie?

Jo nuk ka por karakteristikë është vështirësia e pacientit, por te mjekët jo, mjekët onkologë ruhen si të gjithë mjekët e tjerë për të pasur ambient steril.

Mund të bëni ndërhyrje te një pacient i konfirmuar?

Nese ne do të dinim nuk trajtojmë pacientë të konfirmuar me Covid, pasi ligji e thotë se pacientët duhet të shkojnë në spitalin e përcaktuar.

A mundet që kjo pajisje të shërojë koronavirusin?

Kjo pajisje godet kancerin që është i lokalizuar, dhe nuk mund të trajtojë një kancer që është shprërndarë në të gjithë trupin. Ndërsa Covid 19 është virus dhe nuk e dimë nëse ai reagon ndaj rrezatimit.

Ju nuk trajtoni të sëmurë me Covid pasi protokollet shtetërore e bëjnë të pamundur. Ju keni ofruar një pajisje True Beam radioterapi sistem ju prisni që tju shtohet puna.

Kemi pacientë nga Itali dhe Greqia që vijnë ta bëjnë këtë trajtim, pasi është me çmim më të ulet se në rajon./abcnews.al